Kim Mehmeti

Të ndërtosh paqen duke nxitur luftën

Ukraina është duke hapëruar në vitin e tretë të luftës shkatërrimtare për të mbrojtur tërësinë e vet territoriale nga agresioni rus. Kaluan më shumë se dy vjet nga fillimi i kësaj lufte, por ende nuk u mor vesh nëse atë më së shumti e dëshironte Putini që ëndërron ta ringjallë perandorinë e vdekur të Bashkimit Sovjetik,

Ukraina është duke hapëruar në vitin e tretë të luftës shkatërrimtare për të mbrojtur tërësinë e vet territoriale nga agresioni rus. Kaluan më shumë se dy vjet nga fillimi i kësaj lufte, por ende nuk u mor vesh nëse atë më së shumti e dëshironte Putini që ëndërron ta ringjallë perandorinë e vdekur të Bashkimit Sovjetik, apo mbështetësit e Ukrainës që janë të gatshëm t’i mbrojnë vlerat Perëndimore duke flijuar edhe ukrainasin e fundit?

Në Gazë vazhdon gjenocidi mbi palestinezët, gjenocidi i parë në botë i përcjellë drejtpërdrejt nëpërmjet ekraneve televizive dhe si i tillë, jo vetëm që nuk i brengos, por i bën të ndjehen krenarë ministrat izraelitë.

Gjatë këtij gjenocidi dhe shndërrimit të Gazës në varrezë masive, u vranë më shumë se tridhjetë mijë veta, shumica e të cilëve janë fëmijë apo të palindur në barkun e nënës, viktima të lëna në shënjestrën e ushtarëve izraelitë, të cilët me përkushtim i testojnë armët të reja të marra në shenjë ‘bamirësie’ nga ‘financuesit’ e paqes.

Dhe gjatë shkatërrimit të Gazës të gjitha vendet e civilizuara perëndimore u radhitën përkrah Izraelit, duke e armatosur atë dhe duke u ofruar ndërkohë ndihma humanitare civilëve të pambrojtur të Gazës, si dhe duke u siguruar tabutë falas e duke ua paguar harxhimet e varrimit fëmijëve të vrarë palestinezë.

Andaj ka diçka që i bën të veçanta luftërat e kohës sonë: siç duket, ato i përkrahin, i nxisin dhe i financojnë edhe mbrojtësit e paqes dhe ‘bamirësit’ i kësaj bote.

Dhe ndërsa shumëçka mbetet e paqartë lidhur me luftërat e kohës sonë, Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm që nuk shqetësohet pse Serbia armatoset, por është i sigurt se mjeshtri i luftërave, i dalë nga kapota e Millosheviçit - presidenti i Serbisë - jo vetëm që ato predha kurrë nuk do t’i përdorë kundër Kosovës, por me to do të mbrojë ‘Ballkanin e Hapur’, e ku bën pjesë edhe Shqipëria.

të ngjashme